Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: Do ta padisim LSDM-në nëse nuk i kërkon fajle Mickoskit

VMRO-DPMNE, selia

VMRO-DPMNE, selia

VMRO-DPMNE i ka hedhur poshtë akuzat e zëdhënsit të LSDM-së Kostandin Konstadinovski, ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili akuzohet se në kohën kur ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në emër të kompanisë së tij ka marrë parcelë me qira në pronësi të shtetit për ndërtim të një hidrocentrali, njofton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE shpjegojnë se kompania “Minka Energotek” në të cilën lideri i kësaj partie është bashkëpronar me vetëm 7 për qind të aksioneve, ka konkuruar për të marrë tender në kohën kur nuk ka qenë këshilltarë i ish-kryemnistrit Nikolla Gruevski.

“Zëdhënësi i LSDM-së për të gjitha gënjeshtrat i ka vetëm pesë ditë që të kërkojë falje në atë formë në të cilën i shpërndau këto shpifje kundër kryetarit Hristijan Mickoski. Përderisa këtë nuk do ta bëjë do të përballet me padi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

 

Exit mobile version