Site icon PORTALB

Do të jetë Milloshoski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së në vend të Jançev?

Antonio Milloshoski

Antonio Milloshoski

Në periudhën e fundit janë intensifikuar takimet mes Antonio Milloshovskit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Miskoski, shkruan “Nezavisen”, përcjell Portalb.mk.

Sipas burimeve të “Nezavisen” me Milloshoskin janë dakorduar që ai të jetë nënkryetari i ri i partisë, gjegjësisht të zen vendin e tani më të shkarkuarit Mitko Jançev. Po kalkulohet se ministri i mëparshëm ka përvojë të madhe në politikë, mirë e njeh praktikën e deputetëve dhe procedurat, si dhe si përparësi i shtohet edhe fakti se ishte i pari që nga grupi i VMRO-së doli me qëndrim se do ta bojkotojë referendumin.

Nga partia opozitare akoma nuk ka qëndrim se kush do ta merr pozitën e nënkryetarit të partisë.

 

Exit mobile version