Site icon PORTALB

Indi, kanë ngordhur 7 elefantë nga goditja elektrike

Elefant

Elefant

Të paktën 7 elefantë kanë ngordhur nga goditja elektrike në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ka ndodhur në provincën Odisha ndërkaq llogaritet si fatkeqësia më e madhe masive e elefantëve në Indi.

Gazeta “Hindustan Times” raporton se kopeja prej 13 elefantëve në kërkim të ushqimit ka mbërritur në fshatin Kamaland.

Fatkeqësia ka ndodhur kur elefantët hasën në një hekurudhë në ndërtim e sipër dhe shkelën mbi largpërçuesin nëntokësor.

Banorët lokal gjetën trupat e pajetë të 7 elefantëve ndërkaq 5 elefantët e mbijetuar i ushqyen dhe i kthyen në vendin e tyra larg fshatit.

Hetimi rreth rastit është në vijim ndërsa banorët lokal akuzojnë Hekurudhat e Indisë për neglizhencë gjatë ndërtimit të hekurudhës.

Exit mobile version