Site icon PORTALB

Deputeti Kiracovski: Një pjesë e amendamenteve do të dorëzohen sot në Kuvend

Aleksandar Kiracovski

Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski ka njoftuar se “një pjesë e amendamenteve” të Kushtetutës së Maqedonisë, që parashihen me marrëveshjen e Prespës, do të dorëzohen sot në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Kiracovskit, tërë procedura deri te miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të marrë dy deri dy muaj e gjysmë.

Sa i takon komisionit për pajtim nacional, Kiracovski u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të marrin pjesë në të.

“Shpresoj se opozita do t’i tejkalojë problemet partiake, dhe të përfshihen në Komision”, tha Kiracovski.

 

Exit mobile version