Site icon PORTALB

Meta në Gjermani: Zgjerimi i NATO dhe BE në Ballkan, rol kyç për stabilitetin

Ilir Meta

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Qendrën Europiane “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, ka folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit, transmeton Top Channel. 

Në fjalën e tij ai theksoi se zgjerimi i NATO-s dhe kompaktësia e Bashkimit Europian kundrejt rajonit të Ballkanit Perëndimor mbeten kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

“Ndërkohë që Ballkani mbetet një punë e papërfunduar, SHBA-të dhe BE-ja duhet të mbyllin me sukses investimin e tyre të përbashkët, më historikun dhe më angazhuesin që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, deklaroi Meta.

Exit mobile version