E dimë se çdoherë shihni të kaloni sa më shumë kohë në krevat me të dashurin tuaj. Por, koha kur bëni dashuri është po aq e rëndësishme se si e bëni atë, prandaj më poshtë keni kohët më të përshtatshme.
Një mëngjes të të shtunës
Kjo periudhë u votua si koha më e përshtatshme për të bërë dashuri. Prandaj, kur të keni hapur sytë, kthehuni nga partneri dhe sigurohuni që të jetë zgjuar edhe ai/ajo.
Para se të flini
Paraqituni në dhomë me të brendshmet e preferuara të të dashurit tuaj…dhe kënaqjuni momentit.
Gjatë një moti me shi dhe bubullimë
Nuk ka kohë më të përshtatshme për dashuri sesa koha kur jashtë bie shi dhe bubullon. Shiu çdoherë krijon një atmosferë romantike dhe relaksuese, prandaj, mos hezitoni dhe pritni shiun e ardhshëm.
Në mes të ditës
Pa marrë parasysh nëse është koha e pauzës së drekës apo mesi i një të dielës së mërzitshme, hidhuni në aksion. Në qoftë se jeni në shtëpi, befasojeni partnerin duke e përkëdhelur e puthur atë. Më tutje, shkojnë punët vetë.
Para se të shkoni në punë
Asgjë nuk ua rregullon ditën më mirë sesa një ‘kohë produktive’ me partnerin para se të shkoni në punë.
Gjatë natës në veturë të parkuar diku
Vishni një fund të shkurtër dhe dilni për të bërë gjiro me të dashurin tuaj. Pasi ta parkoni veturën diku, ndërroni vendin, duke dalur në ulëset e prapme. Do të jetë një eksperiencë e paharruar.
Në dush pas një dite të gjatë
Për ta hequr tërë stresin që keni akumuluar gjatë ditës, bashkangjitjuni të dashurit tuaj në dush. Mos harroni, dashuria është terapia më e mirë kundër stresit./Portalb