Tenisti zvicëran, Roger Federer, është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, Londra 2012, pasi ka mposhtur argjentinasin Juan Manuel Del Potro.
Federer kishte telashe në këtë takim, pasi e humbi setin e parë lehtësisht me rezultat 6-3.
Në setin e dytë Federer luftoi dhe arriti ta fitojë me rezultat 7-6 pas tie-break dhe kështu ndodhi edhe në setin e fundit, të cilin Federer e fitoi me qykë të zorrit, me rezultat 19-17 pas një dueli.
Ky duel zgjati më shumë se katër orë, përkundër faktit se u luajt në vetëm tri sete.
Në finale Federer takohet me Andy Murray ose Novak Djokovic.