Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka dhënë leje për kthim të pasaportës së Sasho Mijalkovit, informojnë për MIA-n nga PSP.
Paraprakisht edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për MIA-n konfirmuan se Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk ka vepruar sipas kërkesës për heqje të masës së kujdesit për Sasho Mijallkovin.
“Në lidhje me informacionet e lidhura me personin S.M. i akuzuar në shumë lëndë të PSP-së nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informojmë se Këshilli Penal pranë kësaj gjykate aspak nuk ka vepruar sipas kërkesës për heqje të masës së kujdesit për personin e potencuar dhe se informacionet e lëshuara në opinion janë absolutisht të pasakta”, sqarojnë për MIA-n nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Ndryshe, disa nga mediat publikuan se ish drejtorit për kundërzbulim Mijallkov i është kthyer pasaporta.