Site icon PORTALB

Diplomati Metju Palmer në Maqedoni: Kjo është kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Palmer- Zaev/ Foto:MIA

Tetëdhjetë votat për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës në Kuvend paraqesin kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe popullit të Maqedonisë, ka deklaruar sot zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane të SHBA-së, Metju Palmer në pres konferencën me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton MIA.

“Si që lëvizni në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, anëtarësimit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia, liderët e Maqedonisë, populli i Maqedonisë mund të konsiderojë në përkrahjen e SHBA-së. Në takimin me Zaevin kemi biseduar për Marrëveshjen e Prespës, implementimin e saj, procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë mes Maqedonisë dhe SHBA-së”, ka thënë Palmer.

Zaev ka theksuar se takimi me Palmerin vjen në një moment të rëndësishëm dhe vetëm disa ditë nga hapi i madh drejt të ardhmes së bërë në Kuvend.

“U pajtuam se vendimi i deputetëve ka peshë historike. Ai vendim i deputetëve edhe nga pushteti dhe opozita edhe një herë konfirmuan përcaktimin euroatlantik për të ardhmen e vendit. Deputetët dhe forcat demokratike në vend, guximshëm morën përgjegjësinë dhe shkruan historinë”, ka thënë Zaev.

Ka shtuar, mes tjerash se të gjithë aleatët e kanë përshëndetur përgjegjësinë e treguar të deputetëve.

“Vendimi i deputetëve është nxitje të hapim faqen e radhës të historisë së bukur të vendit tonë. Të nisim të shkruajmë ndodhitë e ardhshme me pajtim politik, falje dhe bashkim. Ajo na nevojitet si asnjëherë deri tani”, ka shtuar Zaev.

Ndryshe, është kjo vizitë e dytë e Palmerit në vend këtë vit. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Palmer, për herë të fundit në takime me kreun shtetëror të vendit ka qenë në gusht të këtij viti.

Exit mobile version