Familja mbretërore saudite i shpreh ngushëllime familjes së Khashoggit

Mbreti saudit Selman bin Abdulaziz dhe djali i tij, princi i kurorës Muhammed bin Selman i shprehën ngushëllime familjes së gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e lajmeve SPA raporton se mbreti Salman dhe princi Muhammed personalisht kanë telefonuar djalin e gazetarit të vrarë Salah Khashoggi për t’i shprehur ngushëllime për vrasjen e babait.

Mbreti Selman dhe princi Muhammed ndaras kanë biseduar me Salah i cili i falënderoi për telefonatën.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas pretendimeve disa ditore se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, autoritetet saudite të shtunën në mëngjes njoftuan se Khashoggi është vrarë gjatë një zënke në konsullatë.

Hetimet për vrasjen ende janë në vijim ndërsa detyra kryesore e hetuesve është gjetja e pjesëve të trupit të Khashoggit dhe gjetja e përgjegjësve të vrasjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button