Site icon PORTALB

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Ohër

Makinë

Ilustrim

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar në aksidentin që mëngjesin e sotëm në ora 1:25 ka ndodhur në dalje të Ohrit drejt Kërçovës, tek manastiri “Shën Erazmo”.

Në vendin e ngjarjes lëndimeve u është nënshtruar D.R (38) nga Ohri i cili ka drejtuar automjetin e tipit “Fiat Punto” me tabela të Ohrit. Në fatkeqësinë më rëndë janë lënduar bashkudhëtarët L.S (51), I.R (51), I.Gj (56) dhe J.K.S. (35), të gjithë nga Ohri. Në fatkeqësinë është lënduar edhe A.M. (31) nga fshati Leshan i Ohrit, i cili ka drejtuar automjetin e mallrave “Mercedes” me tabela të Ohrit. Të lënduarit janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” të Ohrit, transmeton MIA.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti i tipit “Mercedes” që ka lëvizur në rrugën magjistrale nga Ohri për Podmole, me pjesën e përparme ka goditur në automjetin “Fiat Punto” të drejtuar nga personi tanimë i vdekur. Me inercion të goditjes, automjeti i mallrave ka dalë në anën e majtë të rrugës. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip mbikëqyrës i SPB të Ohrit të udhëhequr nga Prokuror publik. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të vdekurit është dhënë në obduksion, ndërsa ndaj automjetit të mallrave do të kryhet kontroll teknik.

Exit mobile version