Site icon PORTALB

Stoltenberg e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë

Jens Stoltenberg - Zoran Zaev

Jens Stoltenberg - Zoran Zaev, foto arkivi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sonte në Tuiter e përshëndeti vendimin e  Kuvendit të Maqedonisë për t’u qasur drejt ndryshimit të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës. transmeton MIA.

“E përshëndes votimin në  Parlamentin në Shkup për ndryshimet e propozuara kushtetuese. Liderëve qeveritarë dhe politikë u mbetet t’i përfundojnë procedurat kombëtare për marrëveshjen për emrin dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për ta çuar vendin në NATO”, shkruan Stoltenberg.

Exit mobile version