Site icon PORTALB

Ndryshimet kushtetuese në maqedoni, Tusk: Një hap i madh më afër vendit që u takon në BE

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i ka uruar Maqedonisë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke porositur se Maqedonia është një hap më afër bashkësisë euroatlantike.

“Një votë, një hap i madh më afër marrjes së vendit që u takon në bashkësinë tonë transatlantike”, ka shkruar Tusk në Tuiter në gjuhën maqedonishte.

Kuvendi mbrëmë me 80 vota për ka votuar vendimin për qasje në ndryshimet kushtetuese në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.

Pasi u votua hapja e procedurës së ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi filloi përpunimin e amendamenteve

Exit mobile version