Site icon PORTALB

Hapja e ndryshimeve kushtetuese, Bejli: Përgëzime për Kuvendin e Maqedonisë

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Pas votimit të mbrëmshëm në Kuvendin e Maqedonisë, ku me dy të tretat u mbështet iniciativa për fillimin e ndryshimeve kushtetuese për të zbatuar Marrëveshjen e Prespës, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, njofton Portalb.mk.

“Përgëzime për Kuvendin e Maqedonisë për votimin e hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Deputetët nga të gjitha partitë kanë treguar guxim dhe lidership me atë që janë bashkuar që të ndihmojnë për t’i siguruar vend Maqedonisë në Perëndim, në NATO dhe në BE”, shkroi në Facebook, Bejli.

Exit mobile version