Site icon PORTALB

Pasi u votua hapja e procedurës së ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi filloi përpunimin e amendamenteve

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë me 80 vota “për” dhe 39 “kundër” e ka miratuar vendimin për hapjen e ndryshimeve kushtetuese për të implementuar Marrëveshjen e Prespës dhe me 75 vota “për” ka vendosur që Qeveria si propozues i ndryshimeve më së voni në afat prej 15 ditëve të përgatit propozim amendamente të Kushtetutës dhe t’i dorëzojë deri te Kuvendi. Vendi do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së Methju Palmer, nga Forumi i Sigurisë në Beograd dërgoi porosi deri te liderët e Maqedonisë se patjetër duhet të ngritën mbi ndarjet politike, pasi që, ashtu siç tha ai, kjo mundësi historike nuk do të ndodhë përsëri.

“Kërkuan nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së t’i lirojë deputetët që të munden të votojnë sipas vetëdijes, pa pasur shqetësim se do të kenë pasoja negative pas saj. SHBA nuk është e kyçur në procesin politik në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, por qartë dhe me zë e përkrahim këtë marrëveshje dhe për këtë duhet që të reagojë edhe Kuvendi i Maqedonisë”, theksoi Palmer.

LEXO: Të gjitha reagimet e faktorit të jashtëm për votimin e mbrëmshëm në Kuvend

Ambasada e SHBA-së në faqen e tyre në “Facebook”, njoftoi se Palmer, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, ku do të takohet me përfaqësues të Qeverisë dhe partitë politike.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi të Mirë, Federika Mogerini dhe eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, nëpërmjet deklaratës së përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit për hapjen e procedurës për ndryshimet e Kushtetutës.

“Kuvendi i IRJ Maqedoni ka bërë shumë hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nëpërmjet votimit për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese. Tani presim procedurat nacionale për zbatimin e Marrëveshjes që të vazhdojnë pa anulime, drejt miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Përgëzime për hapjen e procedurës së ndryshimeve kushtetuese kanë dërguar edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, eurodeputeti Ivo Vajgël, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri dhe presidenti i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi.

LEXO: Edi Rama përgëzon Maqedoninë për hapjen e procedurës së ndryshimeve kushtetuese
LEXO: Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit
LEXO: Haradinaj dhe Thaçi urojnë Maqedoninë për hapjen e procedurës për ndryshim të Kushtetutës
LEXO: Cipras i pari e uroi Zaevin: Votimi i sotëm është një hap i madh (FOTO)

Nga ana tjetër, Komiteti Ekzekutiv (KE) i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme ka miratuar vendim që t’i përjashtojë nga partia shtatë deputetët që kanë votuar për ndryshimet kushtetuese.

“Ata shtatë deputetë nga VMRO-DPMNE të cilët kanë vepruar kundër qëndrimit partiak dhe vullnetit të qytetarëve, i cili, megjithatë, ishte qëndrim partiak i miratuar njëzëri edhe nga Komiteti Qendror dhe në koordinim me grupin e deputetëve më kanë dëshpëruar mua, por ajo nuk është aq e rëndësishme pasi që para se gjithashtu e kanë dëshpëruar partinë dhe atdheun dhe duhet që me atë të jetojnë. Mu për këtë mbrëmë, Komiteti Ekzekutiv mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe me propozimin tim njëzëri është miratuar vendimi që menjëherë të përjashtohen nga partia”, tha Mickoski.

Ai ka theksuar se nga partia janë përjashtuar: Elizabeta Kançeska – Milevska, Emilija Aleksandrova, Nola Ismaillovska – Starova, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov, Kërsto Mukoski dhe Zekir Rançilloviq.

Mickoski mbrëmjen e votimit e vlerësoi se ditën më të errët në historinë e Maqedonisë, ose siç tha ka qenë “e premte e zezë”.

Çka na pret në periudhën në vijim?

Portalb.mk, ju sjellë hapat që do të duhet të pasojnë pas votimit të të hapjes së procedurës për ndryshime kushtetuese.

Exit mobile version