Në praninë e poetëve të shumtë nga vendi dhe jashtë, mbrëmë në Qendrën e Kulturës “Ilo Antevski-Smok” në Tetovë filloi zyrtarisht edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, transmeton Portalb.mk.
“Uroj të kemi edhe shumë edicione të suksesshme të Festivalit, ndërsa poetëve të pranishëm u dëshiroj qëndrim të këndshëm dhe prezantim të suksesshëm në edicionin e sivjetshëm. Le të dëgjohet zëri i poetëve, le të ndjehet frymëzimi poetik dhe le të kremtojnë muzat që në Tetovën tonë kemi festival të poezisë”, porositi ministri Ademi.
Laureat i sivjetshëm i Festivalit është Beat Brechbuhl.