Site icon PORTALB

Fatkeqësia në Greqi, padi penale për gazetarin Milenko Nedelkovski

Milenko Nedellkovski

Milenko Nedellkovski

Prokuroria Publike ka dorëzuar padi penale kundër gazetarit Milenko Nedelkovski në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup. Sipas njoftimit të gjykatës gazetari Nedelkovski ngarkohet për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet, njofton Portalb.mk.

“Ai akuzohet se më 24.07.2018, nëpërmjet sistemi kompjuterik, në publik ka shpërndarë material të shkruar me përmbajtje ksenofobike e cila nxitë urrejtjen ndaj një grupi në bazë të përkatësisë etnike. I dyshuari si figurë publike – gazetarë në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues “, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas Kodit Penal, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Exit mobile version