Site icon PORTALB

Kina raporton rritjen më të ulët ekonomike qysh më 2009

Ilustrim

Kina raportoi ritmin më të ngadalshëm të rritjes tremujore ekonomike që nga kriza globale financiare, shkruan REL.

Shifra e rritjes për tremujorin korrik-shtator është 6.5% – më e ulëta qysh në vitin 2009, bëri të ditur Byroja Kombëtare e Statistikave.

Shifra është po ashtu nën 6.7% sa ka qenë në tremujorin paraprak.

Kina po përballet me sfida të mëdha ekonomike, përfshirë nivelet e larta të borxhit dhe luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në, që kanë të bëjnë me tarifat në importe, pritet të ndikojnë në shifrat e rritjes ekonomike në Kinë edhe në muajt e ardhshëm.

Exit mobile version