Site icon PORTALB

Putin: 700 pengje janë kapur nga Shteti Islamik në Siri

Vlladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se rreth 700 pengje, duke përfshirë shtetasit amerikanë dhe europianë, janë kapur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Duke folur në qytetin Soçi të Rusisë, Putin ka bërë të ditur se pengjet janë kapur në një pjesë të Sirisë e cila ka qenë e dominuar prej forcave lokale të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Ai nuk ka specifikuar se çfarë ishin kërkesat e militantëve, por ka thënë se kishte një ultimatum që premtonte ekzekutimin e 10 pengjeve brenda ditës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Putin ka shtuar se grupi militant ISIS është duke e zgjeruar kontrollin në zonat që kanë qenë të dominuara nga Shtetet e Bashkuara.

Exit mobile version