Site icon PORTALB

Haradinaj: Diaspora vazhdon të jetë ndër fuqitë më të mëdha ekonomike të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se diaspora vazhdon të jetë ndër fuqitë më të mëdha ekonomike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Në hapjen e “Javës së Bizneseve të Diasporës”, theksova potencialin e madh ekonomik, që krijon fuqizimi i lidhjes ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të mërgatës, si katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Me këtë rast, i ftova bizneset e diasporës sonë që të bëhen pjesë e Parkut Inovativ në Prizren dhe u zotova se Qeveria do të jetë partnere e tyre, duke vazhduar të krijojë lehtësira për investitorët”

Exit mobile version