Site icon PORTALB

Tren sezonal për në Selanik

Çmimi i biletës për relacionin Shkup – Selanik, gjegjësisht Selanik – Shkup për klasën e dytë do të kushtojë 12.20 euro, ndërsa ai kthyes Shkup – Selanik- Shkup dhe anasjelltas 20 euro.

Çmimi i biletës për relacionin Shkup – Selanik, gjegjësisht Selanik – Shkup për klasën e dytë do të kushtojë 12.20 euro, ndërsa ai kthyes Shkup – Selanik- Shkup dhe anasjelltas 20 euro.

Hekurudha e Maqedonisë prej sot vendos tren sezonal në relacionin Shkup – Selanik – Shkup. Treni sezonal do të qarkullojë gjatë fundjavave deri më 30 shtator.

Treni sezonal vendoset si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Hekurudhës së Maqedonisë dhe asaj Greke.

Treni do të niset nga Shkupi çdo të shtunë në ora 05:05 të mëngjesit dhe përmes Velesit, Negotinës dhe Gjevgjelisë do të mbërrijë në Selanik në ora 10:24 sipas kohës greke. Nga Selaniku treni do të niset çdo të diel në ora 20:11 sipas kohës greke dhe në Shkup do të mbërrijë në ora 23:11.

Çmimi i biletës për relacionin Shkup – Selanik, gjegjësisht Selanik – Shkup për klasën e dytë do të kushtojë 12.20 euro, ndërsa ai kthyes Shkup – Selanik- Shkup dhe anasjelltas 20 euro./portalb/

Exit mobile version