“Me kërkesën tuaj, sot kemi përkthim maqedonisht dhe shqip, kështu që mund të parashtroni pyetje në cilën do gjuhë”, kështu njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, transmeton Portalb.mk.
Përkthimi simulant shqip – maqedonisht vjen pas kërkesës së Portalb.mk pasi që gazetarët shqiptarë të cilët parashtronin pyetje në gjuhën shqipe, që të merrnin përgjigje nga zëdhënësit, u duhej vetë ta përkthenin pyetjen e tyre.
Në Qeverinë e Maqedonisë, gazetarët shqiptarë e kryejnë edhe rolin e përkthyesve (VIDEO)