Site icon PORTALB

MPJ: Është spekulim që Vllado Buçkovski do të jetë ambasador në SHBA

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski

Ish kryeministri, Vllado Buçkovski

“Nuk është e vërtetë se ish kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes do të jetë ambasador në SHBA, bëhet fjalë për spekulim”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme, njofton Portalb.mk.

Informata se në listën jo-formale të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, është gjendur edhe emri i Buçkovskit, në opinion u prit kritika dhe komente në rrjetet sociale.

Lajmi ishte i habitshëm edhe për vetë Buçkovskin, i cili deklaroi se nuk ka folur as me kryeministrin Zoran Zaev, por as me ministrin Dimitrov për këtë çështje, por se “do të ishte sfidë që ai të bëhet ambasador”.

Exit mobile version