Ish kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, sot është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike, në lidhje me rastin “I fuqishmi”, ku deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski dyshohet për shitje jo-ligjore të një objekti në Makedonski Brod, transmeton Portalb.mk.
Axhiev nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se a e ka porositur ai lustrimin për gjykatësin Dragan Bileski.
Rasti “I fuqishmi” është hapur në mars të 2018-s, nga PSP-ja, dhe në të të dyshuar janë 13 persona, për shkak se kanë dëmtuar buxhetin shtetëror, për 50 mijë euro.
Përveç Milloshoskit, të dyshuar janë edhe babai i tij, dhe kryetari i atëhershëm i Makedonski Brod.
Një pjesë e rastit “I fuqishmi”, ka të bëjë për lustrimin e porositur te kryetari i atëhershëm i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev për gjykatësin nga Kërçova, Dragan Bileski.
Komisioni e ka prishur vendimin në vitin 2010 të sjellë për gjykatësin Bileski, dhe ka sjellë vendim, ku i njëjti shpallet kodosh. Procedurën për shpalljen e Bileskit si kodosh e ka nisur deputeti Milloshoski, i cili në “bomba” dëgjohet se si flet me Axhievin, ku i thotë se do të gjejnë person të tretë të interesuar, i cili do të dorëzojë kërkesën. Pas kësaj, Axhiev dëgjohet teksa i premton Milloshoskit se do ta rregullojnë gjykatësin.