Fati i 3.500 punonjësve rri varur në pe – kontribute të papaguara, rroga të mbetura dhe rrezik që të mbeten në rrugë. Agonia në katër ndërmarrjet jorentabile shtetërore: EMO e Ohrit, Kombinati i Duhanit Prilep, Ndërmarrja “Eurokompoziti Prilep” dhe “OHIS”-i Shkup, po thellohet ndërsa Qeveria nuk arrin të gjejë zgjidhje. Portalb analizon se në çfarë gjendje janë ndërmarrjet dhe nëse ka zgjidhje.
Kombinati i Duhanit Prilep
E?O Ohër dhe shoqëritë e saj
OHIS
11 NËNTORI – EUROKOMPOZITI PRILEP
Në vitin 2009, përmes dhënies së akcizës në vlerë prej 8.6 milionë euro, shteti arriti të merr një pjesë të borxheve dhe t’i shndërrojë në borxh të përhershëm. Edhe përkundër kësaj orvatje për të shpëtuar kompaninë e Prilepit, ajo edhe më tej gjeneron humbje dhe tani është pjesë e pakos për shitje.
A KA ZGJIDHJE?
Për të gjetur zgjidhjen për ndërmarrjet jo rentabile, Qeveria me ligj i shndërroi kërkesat e këtyre ndërmarrjeve në borxh të përhershëm. Me këtë koncept, shteti duhej t’i lehtësojë ndërmarrjet nga këto borxhe. Por edhe përkundër kësaj, shitja e këtyre ndërmarrjeve shkon shumë vështirë. Edhe pas tetë orvatjeve, OHIS-I mbeti në pamëshirë. “Hapja e ofertave të tenderit do të ndodh më 16 gusht. Dokumentacion të tenderit kanë ngritur 4 kompani, prej të cilëve 2 janë nga Bullgaria, një nga Greqia dhe një është ndërmarrje vendore”, thekson për Portalb ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.
Është paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të paguhet edhe një rrogë e të punësuarve. Saraçini thekson se deri më 31 gusht do të shpallet edhe tenderi për ndërmarrjet jo rentabile shtetërore, ndërsa ndërkohë do të mbajë mbledhje Komision për privatizim për të vërtetuar çmimin shitës. Ministri zbulon se plani për shitjen e “EMO Ohër” parasheh riorganizim të ndërmarrjes në tri shoqëri. Për dallim nga optimizmi i ministrit, nga Sindikata e industrisë, minierës dhe energjetikës thonë se gjendja në ndërmarrje po bëhet kritike. Konsiderojnë se me kushtet e reja të tenderit doemos do të duhet të gjendet blerës për OHIS-in. Sipas njeriut të parë të SIER, Pece Risteski, më kritike ka qenë në ndërmarrjen jo rentabile të Ohrit.
“EMO Ohër është katastrofë dhe tragjedi për Republikën e Maqedonisë, këtë me përgjegjësi e pohoj falë menaxhimit të keq në kompani. Unë nuk them se çfarëdo cilësie menaxheriale do të mund të bënin diçka, por, kanë mundur të paktën ta mbajnë në të njëjtin nivel me ndërmarrjet tjera jo rentabile. Në EMO nuk ka aktivitet prodhimi, nga 30 deri 40 rroga nuk u janë paguar të punësuarve, ndërsa ndërmarrja ka rreth 50 shoqëri dhe të gjitha këto janë me xhirollogari të bllokuara”, thekson Ristevski.
Të gjitha këto kompani, që tani gjenerojnë humbje milionëshe, dikur si gjigantë prodhimi kanë qenë pjesë e tregjeve të huaja. Një pjesë e kryesive të këtyre kompanive shtetërore përfunduan në gjyq, të akuzuar për kriminalitet dhe abuzime me paratë dhe pronën e ndërmarrjeve.
Aneta Dodevska, bashkëpunëtore e jashtme e Portalb.mk