Sy i zjarrt
Si ngjyra e kuqërremtë e gjetheve
në stinën që dua
ç’ndjenjë të ka pllakosur
që më vardisesh mua!?
Si ngjyra e kuqërremtë e gjetheve
në stinën që dua
ç’ndjenjë të ka pllakosur
që më vardisesh mua!?
në qofsh dallgë
jam deti, nuk më mbyt
në qofsh rreziku
jam guximi
jo nuk ik
ji po deshe era e rrëmbyeshme
unë jam rezistenca e vendosur
ji po deshe edhe ‘dielli me dhëmbë’
nuk zhvishem
një copë pranvere e ruaj në shpirt
ji po deshe i ftohti
unë jam vetë vjeshta
edhe në qofsh brymë
që në diell zhduket shpejt
nuk ia kam friken vetmisë…
në qofsh përrallë
bëhem fëmijë
në qofsh ujku…
kësulkuqja është bërë më klishe
bëhem hënë, hënë e plotë
që ti i ulërin
e në qofsh liria
jam dashuria!
Autore: Gresa Livareka