Site icon PORTALB

Lideri opozitar rus, Navalny, lirohet nga burgu

Aleksei Navalni

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është liruar të dielën pas 20 ditëve burg, ku po mbahej nën akuzat për organizimin e protestave jolegale muajin e kaluar, transmeton REL.

Navalny ishte në burg që nga 24 shtatori kur përfundoi ndalimin e parë 30 ditor nga autoritetet, për planifikimin e një proteste në janar.

Navalny, 42 vjeç, prej kohësh është fytyra më e shquar e opozitës ruse ndaj presidentit Vladimir Putin.

Ai ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionimit në Rusi – një reformë kjo e papëlqyeshme që ka rritur pakënaqësitë me autoritetet.

Navalny e ka cilësuar partinë e Putinit si vend të “mashtruesve dhe vjedhësve”, e ka akuzuar sistemin e presidentit për, siç ka thënë, “thithjen e gjakut nga Rusia” dhe është zotuar për shkatërrimin e “shtetit feudal” që po ndërtohet.

Exit mobile version