Site icon PORTALB

Shkup, u arrestua një 35-vjeçar me 10 emigrantë në një “Alfa Romeo”

Foto ilustrim

Nëpunësit policorë mbrëmë  në orën 22:00  në unazën Miravc, kanë ndalë një automjet “Alfa Romeo” me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.B. (35) nga fshati  Trubarevë, i cili ka bartur emigrantë.

“Pas ndaljes, shoferi D.B. ka filluar të ikë, por menjëherë pastaj është gjetur dhe privuar nga liria. Në automjet janë gjetur 10 persona-emigrantë nga Iraku, Afganistani, Pakistani dhe Irani, të cilët ishin arrestuar në stacionin policor”, kumtoi MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër D.B. do të parashtrohet padi penale adekuate.

Exit mobile version