Deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangellova para fillimit të seancës së Komitetit Ekzekutiv të parisë ka thënë se do të qëndroj prapa qëndrimit të saj që ajo ka lidhur me referendumin dhe se nuk ka frikë nga kërcënimet njofton Portalb.mk.
“ Për që ka kërcënime në rrjetet sociale, ka, por nuk kam frikë. Sa i përket asaj nëse pres e të më largojnë nga Komiteti Ekzekutiv, nuk kam asnjë pritje. Unë kam qëndrimin tim dhe unë do të rri në të, pa marrë parasysh se çfarë mendon udhëheqsia. Dhe unë nuk do të votoj për ndryshimet kushtetuese”, tha Rangelova.
Mickoski: Nuk do t’i shkarkojmë Rangellovën dhe Jançevin, po përgatitemi për zgjedhje
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mënyrë kategorike i ka përgënjeshtruar informatat e pasakta dhe shtrimet në media se pasdite në seancën e Komitetit Ekzekutiv do të shkarkohen nënkryetari Mitko Jançev dhe kryetarja e Unionit të Grave, Daniela Rangellova, transmeton Portallb.mk.