Site icon PORTALB

Alternativa e Kamenosit për Marrëveshjen e Prespës, temë kryesore në mediat greke

Panos Kamenos

Panos Kamenos

Ditët e kaluara, mediat greke gjerë e kanë elaboruar temën për propozimin e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos për aleancë mbrojtje ballkanike, njofton Portlab.mk.

Kamenos, idenë e ka plasuar në vizitën e tij në Uashingotn. Ai ka thënë se sipas parashikimeve, në Maqedoni nuk do të kalojë Marrëveshja e Prespës, ndërkaq për t’u dobësuar ndikimi rus në rajon dhe të forcohet stabiliteti, duhet që të formohet aleancë mbrojtje mes Greqisë, “IRJM” (Maqedonia), Shqipëria dhe ndoshta Serbia.

Sipas burimeve të qeverisë greke, propozimi nuk është mbështetur nga kryeministri Aleksis Cipras.

Kryesisht, mediat greke kanë raportuar për ndodhitë në Maqedoni, thonë se ndryshimet kushtetuese do të miratohen vetëm në Kuvend.

Exit mobile version