Site icon PORTALB

Shqipëri, vriten me armë dy punonjës të Bashkisë Mat

Ilustrim

Dy punonjës të Bashkisë Mat në Shqipëri dhe një shtetas tjetër janë vrarë me armë pas një konflikti me një banor të fshatit Shëlli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Policia e Shqipërisë pas një konflikti një banor i këtij fshati ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal, duke shkaktuar tre të vdekur.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërkohë po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat vrasjes së tre peronave që ishin angazhuar në ndërtimin e një rrugë në këtë fshat.

“Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version