Site icon PORTALB

Micotakis: Cipras ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas

Kirjakos Micotakis

Kirjakos Micotakis

Aleksis Cipras ka bërë lëshim kombëtar me gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, ashtu siç asnjë pushtet paraprak nuk ishte e përgatitur ta bëjë, kështu konsideron lideri i partisë opozitare greke, Kirjakos Micotakis, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës së tij në qytetet Elir, Arta dhe Preveza, lideri i partisë më të madhe opozitare mbajti konferencë për media dhe e akuzoi kryeministrin grek se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e popullit.

“Nëse do të kishte biseduar me popullin grek, do t’i dëgjonte shqetësimet e tyre dhe nuk do të vazhdonte me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës. Do ta kuptonte se lejimi i gjuhës dhe nacionalitetit maqedonas paraqet koncesion shumë të rëndësishëm kombëtar. Lëshim që nuk ishte e përgatitur të bëjë asnjë qeveri paraprake. E ka bërë Aleksis Cipras”, tha lideri i partisë opozitare greke duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

Ai edhe njëherë ka përsëritur se partia e tij nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës.

Exit mobile version