Kryeministri i Maqedonisë, Zoan Zaev përmes profilit të tij të Facebook-ut, në lidhje me sigurimin e votave në Kuvend për votimin e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat parashihet implementim i marrëveshjes së Prespës, u thotë deputetëve se tani është koha, transmeton Portalb.mk.
“Të gjithë deputetët kanë obligim historik para qytetarëve që ta sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së”, theksoi Zaev në profilin e tij të Facebook-ut.
- LEXO: Han: Ka informata për kërcënime ndaj atyre deputetëve të VMRO-së që duan të votojnë ndryshe nga partia e tyre
- LEXO: Marrëveshja e Prespës, katër ndryshime do të pësojë Kushtetuta e Maqedonisë