Site icon PORTALB

BE i kërkon Merkelit të pranojë zgjidhjen që Serbia propozon për Kosovën – kancelarja refuzon

Angela Merkel

Angela Merkel

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të pranojë një zgjidhje të problemit të Kosovës të cilën do ta propozonte Serbia.

Kështu raporton gazeta beogradase “Blic” duke iu referuar burimeve nga qarqet diplomatike në Berlin, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtyre burimeve, McCalister u takua kohët e fundit me kancelaren gjermane ku shprehu pikëpamjet e tij mbi këtë çështje të ndjeshme.

“Ai tha se marrëveshja duhet të mbështetet nga të dyja palët, posaçërisht propozimi që Serbia është gati të pranojë. Kancelarja e refuzoi atë pa menduar”.

“Përderisa do të pritej që Angela Merkel, si dikush që me Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, të ishte si mbështetje e parë rreth historisë së demarkacionit ose marrëveshje midis dy palëve, kjo nuk ndodhi”.

“Kancelarja nuk ka ndonjë problem me vendin tuaj dhe zyrtarët e shtetit, por është e vetëdijshme se ndryshimi ose zbutja e qëndrimit do të rezultonte me një pozitë të pavolitshme në Gjermani”, ka thënë burimi.

Exit mobile version