Al-Wasl shkarkon Maradonën

Diego Maradona u shkarkua nga menaxhmenti i klubit të Al Wasl pas një sezoni zhgënjyes, në të cilën legjenda argjentinase ka dështuar për të fituar titullin me klubin nga Dubai.

Bordi i Drejtorëve të ekipit Al Wasl lëshoi një deklaratë duke thënë se Maradona, i cili ishte për pushime jashtë Dubait dhe bashkëpunëtorët e tij janë liruar prej punës.

Maradona ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare në maj të vitit 2011. Ai ishte i adhuruar në mesin e tifozëve dhe ka ndihmuar që të popullarizojë futbollin në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ekipi i tij përfundoi sezoni në vendin e tetë në konkurrencën prej 12 ekipeve.

Maradona ka pritur të kryej detyrën sipas kontratës, megjithatë, kundër vazhdimit të bashkëpunimit ishte menaxhmenti i ri i Al Wasl, i cili mori drejtimin e klubit në qershor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button