Site icon PORTALB

Policia merr në pyetje Elvana Gjatën për vrasjen te ish-Blloku në Tiranë

Elvana Gjata

Këngëtarja e famshme, Elvana Gjata, pritet të merret në pyetje nga policia rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Policia ende nuk ka konfirmuar arsyen për të cilën do të marrë në pyetje Elvana Gjatën, por burime bëjnë me dije se ajo të pyetet si një person që ka dijeni për ngjarjen, raporton Top Channel.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut.

Personi që ka humbur jetën është Rigers Gaxha, i cili nga informacionet dyshohet se punonte si truprojë i shtetasit Ervis Martini, që ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje. I plagosur ka mbetur edhe Laert Hasa.

Vrasja në Tiranë, dalin detaje të reja

Exit mobile version