Site icon PORTALB

“Platforma qytetare për luftën kundër korrupsionit”, dërgoi reagim në Kuvend

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

“Platforma qytetare për luftën kundër Korrupsionit”, ka dërguar reagim në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë reagim kërkohet qasje serioze të deputetëve të Kuvendit për formimin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit të Maqedonisë (KPKM). Nga kjo Platformë thonë se propozim ligji për KPKM-në është sugjeruar në Kuvend dhe përmbush kriteret më të larta se si duhet të funksionojë ky Komision, njofton Portalb.mk.

“Përbërja e përshtatshme e KSHPK-së mund të zgjidhet vetëm në mënyrë transparente, dhe të lirë nga partitë politike. Ligji përfshin organizatat civile në marrjen në pyetje publikisht të kandidatëve dhe të transmetohet në Kanalin Parlamentar. Platforma sugjeroi një zgjidhje të plotë që përfshihet në propozimligjin e ri mbi Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Pa kritere të përforcuara që duhet të plotësohen nga anëtarët, si dhe pa publicitet dhe përfshirje në procedurë, ne besojmë se ekziston një rrezik serioz për të siguruar pavarësinë dhe ekspertizën midis anëtarëve të KSHPK”, thuhet në reagimin e Platformës.

Nga kjo Platformë kërkojnë nga Kuvendi të gjejë mekanizëm që do ta mbrojtur interesin publik gjatë formimit të këtij Komisioni. Sipas tyre, qytetarët meritojnë trup të pavarur nga ndikimet politike, të gatshëm për të luftuar kundër korrupsionit.

debatin e fundit publik të cilin e organizoi “Platforma për luftën kundër korrupsionit”, lidhur me propozim ndryshimet dhe plotësimin e ligjit për Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, përveç ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, të ftuar ishin dhe deputetët e Kuvendit, megjithatë i vetmi që mori pjesë ishte deputeti Pavle Bogoevski.

Deputetët e kanë fjalën e fundit për formimin e Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Deskoska është shprehur skeptike lidhur me atë nëse formimi i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit do të bëhet deri në fund të nëntorit. Sipas saj, Ministria e Drejtësisë i ka kryer të gjitha proceset e nevojshme, kurse problemi qëndron në atë nëse Kuvendi do ti pranojë ndryshimet, pasi që deri më tani partitë politike nuk kanë dorzuar asnjë propozim, njofton Portalb.mk.

“Duhet sa më shpejtë të kemi Komision për Parandalimin e Korrupsionit, deri më tani kam pranuar komente të ndryshme dhe propozime nga sektori joqeveritar, për ligjin për parandalimin e korrupsionit. Por, dua të them që nuk kemi marrë asnjë propozim prej partive politike. Nëse për ta ky version për ndryshimin e ligjit që do ta bëjmë këtyre ditëve si rezultat i këtyre debateve me sektorin joqeveritar është i pranueshëm, ne jemi të gatshëm ta dërgojmë ligjin menjëherë në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Deskoska.

Çfarë përmban propozim-ligji?

Në propozim ndryshimin e ligjit, parashihet që ndryshim të ndryshohet kriteri për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të KPKM-së, me pjesëmarrje të mediave dhe sektorit joqeveritar me qëllim të vendosjes së procesit transparent.

Organet shtetërore do të detyrohen të përgjigjen në kërkesat KPKM-së për informacionet e kërkuara, kurse Komisioni do të ketë kompetenca për kontrollim të marrëveshjeve për prokurim pubik, në rast të dyshimeve për korrupsion me të cilin do të rritet dhe afati i caktuar jasht periudhës së zgjedhjeve.

Ministria e Drejtësisë njofton se në tekst do ti integrojë dhe rekomandimet e ” Group of States Against Corruption ” (GSAK), që kanë  të bëjnë me ndryshimin e rregullativës ligjore, rekomandimet e Komisionit Evropian, Pribes si dhe rekomandime të tjera nga ekspertë.

Tre nga pesë anëtarë të Komisionit dorëheqjet e tyre i deponuan në muajin janar, pas zbulimit të skandalit për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktualisht Komisioni përbëhet vetëm nga dy anëtarë, kurse mandati i tyre skadon në prill të vitit të ardhshëm.

Ligjin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.

LEXO: Dimovski ka dorëzuar propozim për plotësimin e Antikorrupsionit

LEXO: Deputetët e kanë fjalën e fundit për formimin e Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

 

Exit mobile version