Site icon PORTALB

Shfaqja “Kur hana del” ngriti siparin e Festivalit të Teatrit të Tetovës (VIDEO)

Shfaqja “Kur hana del” me autor Ag Apolloni dhe në regji të Ben Apollonit, e realizuar në Teatrin e Ferizajt “Adriana Abdullahu”, sot ka ngritur siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Lufta e vitit 1999, e shndërruar në vepër arti, në skenën e Teatrit të Tetovës erdhi me lojën e Ali Krasniqit, Edona Berisha Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevsi, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresë Gashi dhe Ekrem Jakupi.

Asistent regjie – Fata Hyseni, skenografia – Lebibe Topalli dhe kostumografia – Pranvera Sulejmani.

Më 12 tetor, ora 19:00 do të prezantohet Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Zoti i Masakrës”, me autor Jasmina Reza dhe në regji të Besfort Idrizit.

“Zoti i masakrës” në regji të Besfort Idrizit

Më 13 tetor, ora 19:00 do të shfaqet “Arturo Ui” e regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi e realizuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Arturo Ui” në regji të Bekim Lumit

Më 14 tetor, me fillim prej ora 19:00 do shfaqet “Në det” në autorësi të Sllavomir Mrozhek dhe në regji të Qëndrim Rijanit e Teatrit Shqiptar të Kumanovës.

“Në det” në regji të Qëndrim Rijanit

Më 15 tetor, me fillim prej ora 19, do të prezantohet Teatri Kombëtar Ekpserimental i Tiranës me shfaqjen “Shërbëtorët”, me autor Jean Genet dhe në regji të Kiço Londos.

“Shërbëtorët” në regji të Kiço Londos

Më 16 tetor, me fillim prej ora 19:00 do të shfaqet “Vdekja e Dantonit”, me autor Georg Buchner dhe në regji të Dino Mustafiç e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç
Exit mobile version