Site icon PORTALB

Ali Ahmeti është takuar me Hristijan Mickoskin

Mickoski - Ahmeti

Mickoski - Ahmeti

Partitë parlamentare kanë filluar takimet me qëllim gjetjen e kompromisit për ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejtë…”, deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi konfirmoi takimin e kreut të partisë së tij, Ali Ahmeti me liderin e opozitës Hristijan Mickoski, njofton Alsat M.

“Kryetari Ahmeti ka zhvilluar takime edhe me Zoran Zaevin edhe me Hristijan Mickoskin. Këto takime janë pas referendumit dhe në këtë moment mund të them kaq. Ne pretendojmë dhe insistojmë se nuk janë shterur zgjidhjet, shpresojmë që në mesin e VMRO-DPMNE-së ka figura të përgjegjshme dhe vizionare”, theksoi Xhevat Ademi, Deputet i BDI-së.

Exit mobile version