Duke filluar prej sot, 10 tetorit, deri më 13 tetor, në kuadër të Valës së Re Kulturore, në Gostivar do të mbahet manifestimi “Java Kulturore në Gostivar”, transmeton Portalb.mk.
Manifestimi i organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, do të nis sot, e mërkurë, me fillim prej ora 20:00 me koncert të muzikës qytetare. Marrin pjesë Saranda Imeri dhe grupi As Band.
Të enjten, më 11 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të mbahet koncert muzikor nga Da Lee me grupin.
Të premten, më 12 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të ketë ekspozitë ndërkombëtare e artit e organizuar nga SHAK “Silindart”.
Manifestimi do të përmbyllet të shtunën, më 13 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të lirikës popullore shqiptare Besarta Murtezani dhe Shkëlzen Baftjari.
Aktivitetet e lartpërmendura do të mbahen në Qendrën për Kulturë të Gostivarit.