Site icon PORTALB

Tre vendimet e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së

Aleksandar Nikollovski

Aleksandar Nikollovski

“Tërë procedurën e referendumit e konsiderojmë të falsifikuar dhe ne nuk e njohim rezultatin. Ne do të donim t’i dërgonim një mesazh qeverisë për të ndaluar përpjekjet për të kërcënuar dhe larguar nga vendet e punës ata që nuk votuan. Sipas kësaj, Komiteti Ekzekutiv arriti në përfundimin se Marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, pas përfundimit disa orësh të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ndërsa temë e vetme ishte referendumi i së dielës, shkruan gazeta KOHA.

Ai tha se Komiteti i pranoi propozimet e kryetarit Hristijan Miskoski dhe mori tre vendime: të ngrinte një Komision hetimor të përbërë nga deputetë për të hetuar të gjitha parregullsitë në ditën e referendumit dhe pastaj për ta përpunuar atë, të shkarkohet prokurori Publik që i mbyllë sytë para krimit të dukshëm të zyrtarëve qeveritar dhe kërkoi zgjedhje e një prokurori të ri me propozim të opozitës.

I pyetur nëse kishte ndarje në Komitet lidhur me referendumin, Nikolovski tha se grupi parlamentar është më shumë se kurrë i bashkuar. Për zgjedhjet, ai tha se e gjithë beteja që po bënte VMRO ishte për të ruajtur emrin kushtetues të shtetit dhe se Zaevi më vonë ose më herët do të largohet nga qeveria.

Exit mobile version