Site icon PORTALB

UNË DUA

Unë dua disa lloje burrash
po e keqja është se të gjithë janë të dukshëm.
Nga secila dritare vërehet
se ata po vijnë.
Mua më duhet një burrë
të cilin do ta nxinte xhepi
e ta fus brenda në dhomë
e kurrkush mos ta shohë,
bashkë me bukën, verën dhe pemët.
Një burë që mund ta çoj në katin e epërm,
ta shtrij në jastëk
e të shtrihem pranë tij e ta shikoj
si rritet
e bëhet në madhësinë e tij normale e ndoshta edhe pak.
Pastaj ai do të më kthehej,
e do të më merrte në prehër
dhe do të më përqafonte fort.
Ose si e do pastaj rendi?

 

Poezi nga Eeva KILPI

Exit mobile version