Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE-ja do të mblidhet për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme

VMRO-DPMNE

Pas paralajmërimit të VMRO-DPMNE-së se nuk do të negociojnë me pushtetin rreth sigurimit të dy të tretave të shumicës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, megjithatë për sot në parti janë paralajmëruar konsultime me organet partiake dhe grupin e deputetëve, njofton Portalb.mk.

Për sonte është caktuar seancë e Komitetit Ekzekutiv, ndërkaq nesër pritet që të mblidhet Komiteti Qendror.

Kushtet për zgjedhje të parakohshme, i ka kumtuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ato janë: Qeveri teknike, prokuror publik sipas opozitës dhe Komision Anketues për referendumin. Por, të njëjtat nuk janë të pranueshme për LSDM-në. Ata vlerësojnë Mickoski fshihet pas kërkesave për amnistim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ata e hedhin poshtë votimin e fshehtë në Kuvend.

Exit mobile version