Site icon PORTALB

Nuk ka takim Zaev-Mickoski, pushteti shkon në zgjedhje

Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet me liderin e opozitës Hristian Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, pas çka dalje nga kriza post referendumi, do të kërkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Plusinfo duke u bazuar në burime të afërta pranë qeverisë, përcjell Portalb.mk.

Sipas burimeve, Zaev dhe LSDM nuk kanë ndërmend ta bindin Misckoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese, posaçërisht pas qëndrimeve decide të liderit opozitar dhe deputetëve se nuk do të japin përkrahje për amendamentet.

 

“Nuk e kemi plan për takim mes Zaevit dhe Mickoskit. Po përgaditemi për zgjedhje pasi shihet qartë se nuk mund të bëhet asgjë në parlament, ka thënë për Plusinfo një funksionar i lartë nga Qeveria.

Exit mobile version