Site icon PORTALB

Nimic: Fokusi të vendoset te ata që votuan “për”

Metju Nimic

Metju Nimic

Udhëheqësia dhe politikanët e Maqedonisë duhet të sjellin vendime për të ardhmen e vendit të tyre, kështu deklaroi ndërmjetësuesi i OKB-së në negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, Metju Nimic, transmeton Portalb.mk.

Duke e komentuar daljen e ulët të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, për TV Antena të Greqisë në Nju Jork ai deklaroi se fokusi duhet të vendoset te ato votues që votuan “për” sepse ata që janë “kundër” dhe nuk kanë votuar nuk ofrojnë atlernativë tjetër.

Marrëveshja e emrit, sipas Metju Nimic, është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën për të ardhme stabile për gjithë ballkanin.

Exit mobile version