Ramush Haradinaj, kryeministër i vendit thotë se ka marrë në SHBA mbështetjen për formimin e ushtrisë së Kosovës.
‘Ushtria është e kryme’, tha Haradinaj në T7.
Haradinaj ka thënë se ka informuar të gjithë faktorët ndërkombëtarë për ushtrinë.
“Asnjë autoritet nuk është i painformuar”, është shprehur ai.
“E kanë ditur që po e bëjmë këtë punë, janë informuar me kohë”, ka theksuar Haradinaj.
Haradinaj thotë se do të duhej që të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës të jepnin mbështetjen për transferimin e FSK-së në ushtri.
‘Por a do të bëj kjo që Lista Serbe të dalë nga Qeveria?’.
“Nuk kanë arsye”, shtoi i pari i ekzekutivit.