Site icon PORTALB

Han: Përkrahje e madhe për Marrëveshjen e Prespës

Johanes Han

Johanes Han. Foto: AA

Euro komisari Johanes Han, përmes Tuiterit i uroi qytetarët e Maqedonisë për votimin e referendumit dhe vlerëson se Marrëveshja me Greqinë fitoi përkrahje më të gjerë nga ana e votuesve, përcjell Portalb.mk. 

“ I uroj ata qytetar që votuan në referendumin e sotëm konsultativ dhe e realizuan të drejtën e tyre demokratike. Me shumë vota të rëndësishme “PËR”, Marrëveshja e Prespës ka marrë përkrahje më të madhe për rrugën euroatlantike të vendit”.

“Tani pres që të gjithë liderët politik ta respektojnë këtë vendim dhe ta ratifikojnë me përgjegjësinë më të madhe dhe unitet mes partive, në interes të shtetit”, ka shkruar euro komisari Han.

Exit mobile version