Site icon PORTALB

MPB: Janë paraqitur tre incidente të reja gjatë votimit në referendum

MPB Policia

Ilustrim

Në vendvotimin nr.2539/1 në SHF “Njegosh” në Koloni, është denoncuar se M.S. (55) e ka fotografuar fletëvotimin e tij. MPB sot njoftoi se është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.S. është në stacion policor për ndriçim të rastit.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë njofton se një vëzhgues i organizatës joqeveritare ka denoncuar se përveç Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, në Gostivar më shumë persona kanë bërë incizim dhe fotografim të fletëvotimit. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.Policia njofton se po punëhet për zbardhjesn e rastit.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, në Stacionin policor në Koçan, M.S. (54) nga Koçani ka denoncuar se para vendvotimit nr. 852, para Shtëpisë së kulturës në Koçan, nga ana e një personi të panjohur, është ofenduar për shkak se ka shkuar të votojë. Pas masave të ndërmarra, është konfirmuar se bëhet fjalë për T.N. nga Koçani dhe ai është thirrur në bisedë në SP Koçan.

 

Exit mobile version