Site icon PORTALB

Belgjika do të padisë Google për zbulimin e lokacioneve ushtarake

Google

Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, duke u thirrur në sigurinë kombëtare, do të padisë “Google”-n sepse nuk kanë mjegulluar pamjet satelitore të lokacioneve ushtarake në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacionin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, raportuan mediat belege.

Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë kërkuar nga Google që në programet e saj Google Maps dhe Google Earth të mjegullojë lokacionet si Shtabi i Përgjithshëm i NATO-s në Bruksel, bazat ajroe Kleine-Brogel dhe centralet bërthamore Doel dhe Tihange.

Më tej theksuan se kjo kërkesë i është bërë “Google”-s dy vite më parë dhe akoma nuk është përmbushur.

Exit mobile version