Site icon PORTALB

Një tërmet 7.7 ballë godet Indonezinë

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar 27 kilometra në verilindje të qytetit Donggala në provincën Sulawesi qendrore dhe në thellësi prej 10 kilometrave.

BMKG pas tërmetit ka paralajmëruar për rrezikun e cunamit në rajon.

Exit mobile version